SHBA-të shprehin gatishmëri për vazhdimin e mbështetjes në procesin zhvillimor të FSK-së

 

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama është duke zhvilluar vizitë në SHBA.

Në vazhdën e vizitës së tij në Washington, DC, gjeneral Rama ka takuar anëtaren e Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së, Senatoren Joni Ernst.

Me këtë rast, Rama ka falënderuar senatoren Ernst për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së dhënë për Kosovën dhe FSK-në në vazhdimësi.

 

 

Duke pasur parasysh që senatorja Ernst vjen nga shteti i Ioëa-s, u diskutua edhe për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, dhe mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, si dhe rrugën përpara për integrim në strukturat euroatlantike.

Senatorja Ernst e përgëzoi Gjeneral Ramën për suksesin e arritur në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së në procesin zhvillimor të FSK-së.

 

\RTV-Okarina\