Rusia duhet të paguajë “kostom” për sulmin me bombë në Republikën Çeke në vitin 2014, ka thënë SHBA, derisa NATO-ja dhe BE-ja po përballen me një “test kritik” në diplomaci.
“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë duhet të mbrojnë interesat tona kombëtare dhe të imponojnë Rusinë që të paguajnë koston për veprimet e qeverisë që tejkalojnë kufijtë nga kombet përgjegjëse”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për EUobserver.
“Sulmi ishte shqetësues dhe aleatët kishin nevojë për dërgimin e një mesazhi të qartë se veprimet e rrezikshme të Rusisë do të merrnin përgjigjen e merituar”, ka thënë zëdhënësi.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu konfirmuan “gjetjet e hetimit të plotë dhe të gjatë për Republikën Çeke” mbi shpërthimin, i cili erdhi në përfundimin se operativët nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse, GRU, shkaktuan një shpërthim në një depo municionesh në qytetin Vrbětice shtatë vjet më parë, duke vrarë dy çekë.
NATO dhe BE lëshuan deklarata të ngjashme në të njëjtën ditë.
Kishte “dyshim të arsyeshëm” që GRU bëri sulmin, shtoi zyrtari, pasi ambasadori çek i NATO-s informoi kolegët në Bruksel të martën.
\RTV-Okarina\