Masat, sipas këtij Instituti, do të vendosen bazuar në “Magnistky Act”. “Danas” ka kontaktuar drejtuesin e këtij institucioni, Orhan Dragas, i cili sqaroi se në shënjestrën e sanksioneve do të jenë rreth 50 persona nga Ballkani.
Ai e theksoi se kjo ka të bëjë vetëm më individët dhe nuk janë sanksione kundër shteteve, ndërsa shtoi se në Bullgari, masa të tilla ishin dëshmuar shumë të efektshme.
Sipas Dragas, paralajmërimi për sanksione është në linjë me atë çfarë deklaroi së fund i Dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gjatë vizitës së tij në rajon, zyrtari i lartë u shpreh se sanksionet kundër politikanëve janë një mundësi reale.
“Dhe jo vetëm sanksionet, ka edhe mjete të tjera ekonomike që mund të zbatohen jo vetëm ndaj drejtuesve që kryejnë aktivitete anti-Dejton, por edhe ndaj atyre që i mbështesin dhe ndaj kompanive që i ndihmojnë”, ka shtuar Drag.RTVOKARINA.