Ambasada e ShBA-së në Kosovë, pas përfundimit të vizitës së dy emisarëve, ka thënë se Kosovës askush nuk është duke i kërkuar që të komprometojë sovranitetin e saj, të heqë dorë nga integriteti territorial ose të shkelë Kushtetutën, meqë këto i konsiderojnë “të shenjta”.
ShBA-ja thotë se status quo-ja është e paqëndrueshme, prandaj Kosova duhet të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë me njohje reciproke.
“Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga Përfaqësuesit Specialë Escobar dhe Lajcak në Kosovë. ShBA-ja e përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë me të cilën udhëheqësit kosovarë mund të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhim konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga te gjithë për të arritur një marreveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhënie të normalizuara, të përqendruara në njohje reciproke. Askush nuk po u kërkon udhëheqësve të Kosovës që të bëjnë kompromis për integritetin territorial ose që ta shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të paprekshme”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/300957055396688