SHBA-ja ‘shuplakë’ Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për Kosovën, në të cilin theksohet edhe shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Demokracia.com.

Në këtë raport, DASH thekson se shkarkimi i Dakës nga Osmani ishte bërë pas vendimit që nuk mund të kandidojnë për zgjedhje asnjë kandidat i cili është dënuar me vendim përfundimtar në 3 vjetët e fundit.

Po ashtu DASH thekson se vendimi i Osmanit për shkarkimin e Dakës ishte i motivuar politikisht dhe se ajo nuk i kishte marrë për bazë as kundërshtimet që ishin bërë nga organizatat joqeveritare, raporton më tutje Demokracia.com.

“Në raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së theksohej “Vendimi i Presidentes së Kosovës për shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 14 qershor, katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve komunale, nuk ka mundur të arsyetohet në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit dhe as me arsyet e renditura në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Veçanërisht, të dyja vendimet shihen nga partitë opozitare dhe shoqëria civile si të motivuara politikisht”, thuhet ndër të tjerash në raportin e DASH-it.