Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar për herë të parë avionë luftarakë F-35 në Maqedoninë e Veriut.
ShBA. Avionët luftarakë F-35, që i përkasin Gardës Kombëtare Ajrore të Vermontit, janë pjesë e një detashmenti të vendosur në bazën ajrore Spangdahlem në Gjermani për patrollimin ajror të NATO-s. Operacionet policore ajrore të NATO-s janë intensifikuar dhe janë bërë më të koordinuara që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Avionët luftarakë amerikanë F-35A, zbarkuan në Aeroportin Ushtarak të Petrovecit pranë Shkupit.
“Aterimi i këtyre avionëve në territorin maqedonas, është provë e lidhjes së pathyeshme që ekziston mes nesh dhe aleatëve të NATO-s”, tha ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjaka Petrovska.
Kolonel Lejtnant John McRae, Garda Kombëtare e Vermontit, tha se partneriteti afatgjatë është i bazuar në këtë e që garanton sigurinë e përbashkët.
“Pikërisht për shkak të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si një aleat ne mund të ndajmë sigurinë që vjen nga kontrolli i hapësirës ajrore dhe zbarkimin e shpejtë dhe të avancuar për avionët F-35”, tha ai.
Shteti ballkanik u bashkua zyrtarisht në NATO në mars 2020 dhe ka një ushtri aktive prej rreth tetëmijë ushtarësh.