Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi kanë uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021 dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Kosovës.
Përmes postimit në Facebook, Kamberi ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në këto zgjedhje, ndërkaq u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me institucionet e reja të Kosovës.
“Uroj Lëvizjen Vetëvendosje!, z.Albin Kurti dhe znj.Vjosa Osmani, për fitoren e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës. Shpreh po ashtu mirënjohjen time për partitë e tjera politike garuese në këto zgjedhje, përkatësisht për qëndrimet e tyre të matura politike, lidhur me rezultatin preliminar zgjedhor. Për Luginën e Preshevës në veçanti dhe për shqiptarët në Serbi në përgjithësi, mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme, që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë funksionale dhe demokratike. Në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak” dhe të kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, shpreh përkushtimin tim të plotë, për të bashkëpunuar me institucionet e reja legjislative, ekzekutive dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, shkruan Kamberi në Facebook.