Shaban, Hamëz e Adem Jashari i ri të gatshëm për të kontribuar për Kosovën

 

Shaban, Hamëz e Adem Jashari i ri tashmë janë rritur dhe secili prej tyre ndjekin studimet univesitare në Kosovë duke jep shembull tek  gjeneratat e reja.

Ata sot janë parë bashkë në Kazermen e FSK-së “Adem Jashari”, në shënim të Epopesë së UÇk-së.

Me këtë rastg djali i Bekim Jasharit, Hamëza i ri ka shkruar një se dëshirën më të madhe do të kontribuojmë për shtetin tonë kurdo dhe në çfarëdo mënyre.

Postimi i tij i plotë:

“Të vetëdijshëm për peshën e emrave që mbajmë, për atë që jemi dhe atë që përfaqësojmë, jemi dhe mbetemi krenar tërë jetën me luftën dhe sakrificën e familjes sonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Krahas kësaj amaneti i të parëve tonë dhe fryma patriotike në të cilën jemi rritur na obligon që me dëshirën më të madhe të kontribuojmë për shtetin tonë kurdo dhe në çfarëdo mënyre.

Lavdi!” / RTV Okarina/