Driton Selmanaj nga LDK ka folur për media gjatë pauzës së Kuvendit ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i partisë.
Ndër të tjerash, ai ka thënë se LDK-ja po ju mban shkollë demokracie partive tjera politike në vend.
“Çfarë mund të them është që LDK-ja po ju mban shkollë demokracie partive tjera politike, i kemi tre kandidat të cilët do të garojnë dhe do të shpallet fituesi nga kutitë e votimit“, ka thënë Selmanaj para mediave.