Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Afrikës së Jugut, Alvin Botes, të cilit i përcolli se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira politike që nuk janë të ngarkuara me çështje të hapura.
Në takimin që u mbajt të hënën, ministri serb theksoi se “mbështetja e Republikës së Afrikës së Jugut për çështjen e Kosovës është e një rëndësie të madhe, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në forumet ndërkombëtare”, njoftoi MPJ e Serbisë.
\RTV-Okarina