Seanca solemne e Drenasit dhe e Skenderajt bojkotohet nga Familja Jashari, partite opozitare dhe qytetarët

 

Pardje portali rajoni.org, raportoj se partite opozitare në Skenderaj dhe Familja Jashari do t’a bojkotojnë seancën solemne të organizuar nga kuvendet komunale të Drenasit dhe Skenderajt; ashtu edhe doli, shkruan rajoni.org.

Në seance solemne e cila pa asnjë arsyeje u mbajt në Drenas me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të sakrificës së Jasharëve me 5, 6 e 7 mars të vitit 1998, mesa duket përveç tre radhëve të para të sallës të gjitha ulset të tjera ishin të zbrazura.

Pra në bazë të fotografisë shihet së përveç bojkotit të familjës Jashari, aty mungojnë partitë opozitar dhe qytetarët; këta të fundit këtë seancë e kanë quajtur të turpshme dhe hipokrizi të llojit të vetë.