Së shpejti, Ministria e Financave me një sqarim zyrtar për 20 eurot e pensionistëve

 

Dje (21.04.2021) është mbajtur mbledhja e tetë e Qeverisë, e cila kishte 12 pika të rendit të ditës. Një ndër vendimet e Qeverisë e cila u bë temë e ditës, është 8.5 milionë eurot shtesë të ndara për pensionistët.

“8.5 milionë euro shtesë u ndanë për të siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro”, ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti.

Disa gazetarë e analistë politikë e kritikuan Qeverinë Kurti se ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Klan Kosova e ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryziun, për ta pyetur rreth kësaj çështje, mirëpo i njëjti ka thënë që së shpejti do të ketë një sqarim zyrtar nga ana e Ministrisë së Financave.

 

 

“Shumë shpejtë do të ketë një sqarim për këtë”, ka thënë Kryeziu.

Ai nuk ka pranuar që ta pohojë ose mohojë raportimin, por ka thënë se nevojitet një sqarim i detajuar në mënyrë që të ketë një komunikim të qartë ndërmjet Qeverisë dhe opinionit publik.

\RTV-Okarina\