Granit Xhaka do të jetë futbollist i ri i Romës. Marrëveshja për transferimin te skuadra e kryeqytetit italian është arritur.
Xhaka ndodhet aktualisht në pushime, ndërsa agjenti i tij ka kryer të gjitha detajet e largimit të tij nga topçinjtë.
18 milionë euro do t’i kushtojë Romës blerja e mesfushorit zvicërano-kosovar. Me shumë gjasa, zyrtarizimi i Xhakës do të bëhet të hënën e ardhshme.
Testet mjekësore futbollisti pritet t’i kryej në Portugali, ku edhe pritet të bashkohet në kamp me Romën.
\RTV-Okarina\