Scholz të premtën në Kosovë, agjenda e ardhjes në Ballkan, 4 orë në Prishtinë, 2 orë në Beograd!

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në fundin e javës do të nis një tur udhëtimesh në Ballkanin Përëndimor. Indeksonline ka siguruar agjendën e vizitës së Scholz dhe bie në sy fakti se në Prishtinë do të qëndrojë dy herë më shumë se sa në shtetet e tjera.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kancelari gjerman do të jetë në Kosovë mëngjesin e së premtës. Afro 4 orë do të qëndrojë Scholz në Prishtinë si stacioni i parë i turit të tij.

Më pas do të udhëtojë në Beograd ku do të qëndrojë afërsisht 2 orë, ndërsa në mbrëmje dy orë të tjera do të ketë takime në Selanik.

Kancelari Scholz do të ketë edhe dy takime të ndara në dy shtete fqinje të nesërmen.

Paraditën e të shtunës Scholz do të jetë në Shkup, ndërsa pasdite do të udhëtojë në Sofje të Bullgarisë.

Vizita e Scholz në Ballkanin Perëndimor do të jetë para takimit të Këshillit Evropian të muajit të ardhshëm.

Kancelari gjerman ditë më parë kujtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vite që përpiqen për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se nuk duhet të neglizhohen./Indeksonline/