Scholz kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Kancelari Scholz ka thënë se ndihet i gëzuar për vizitën e bërë në Kosovë. Në konferencën bashkë me kryeministrin Kurti, kancelari gjerman ka folur edhe për liberalizimin e vizave të Kosovës dhe marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë.

“Gëzohem që po e vizitoj Kosovën si vendin e parë gjatë udhëtimit në Ballkanin Perëndimor. Fakti që po takohemi pas një muaji nga takimi në Berlin tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona biletarelale. Krahas marrëdhënieve tona bilaterale ne kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave që ende po mungon. Edhe liberalizimi i vizave duhet të ndodhë dhe unë personalisht po angazhohem te partnerët e BE-së. Sa i përket bisedimeve me Serbinë, përfaqësuesi i BE-së Lajcak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës. Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjerën të anëtarësohen në BE”, ka thënë Scholz./Indeksonline/