Sami Sermaxhaj largohet nga Drenica

 

Zyrtarisht është bërë publike që trajneri Sami Sermaxhaj nuk do të vazhdoj të jetë më trajner i KF-Drenicës edhe për sezonin e ardhshëm.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e skuadrës së Skenderajt, e cila ka njoftuar që nuk është arritur marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit me Sermaxhajn.

 

 

 

 

Postimi i plotë:

Klubi dhe Sermaxhaj, nuk vazhdojnë bashkëpunimin!

Skenderaj  –  07.06.2021

Pas bisedave mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit, Sami Sermaxhaj, nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit për edicionin e ardhshëm.

 

 

Drejtuesit e klubit dhe trajneri nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Sermaxhaj, dhe kësisoj klubi tashmë është venë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022.

Klubi futbollistik ‘Drenica’, e falënderon trajnerin Sami Sermaxhaj për kontributin dhe angazhimin e dhënë për KF Drenica gjatë kësaj kohe, dhe i uron suksese në të ardhmen.

Drejtuesit e klubit, janë të angazhuar që shumë shpejt ta emërojnë trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm.

\RTV-Okarina\