Sali Berisha është edhe “de jure” jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Kuvendi ka publikuar në faqen e tij zyrtare grupet parlamentare, ku tek ai i PD-së është reflektuar numri i deputetëve që ka depozituar kreu i partisë, Lulzim Basha.
Kësisoj, Sali Berisha, edhe pse deklaroi se ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-së, tashmë është zyrtarisht deputet pa grup parlamentar.
Sot, ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë bashkëbisedimin me demokratët në të gjithë vendin.
Në Facebook, Berisha bëri me dije se “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur” do të nisë në kryeqytet, për të udhëtuar në qytetet e tjera të vendit.
“Të dashur miq, ditën e enjte, më datë 16 shtator, ora 18:00, nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do të udhëtojë në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur”.
\RTV-Okarina\