Ish kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuardeklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se opozita ka votuar pro raportit të Dick Martyt. Berisha ka theksuar se “nuk është e vërtetë është se është votuar raporti i Dick Martyt në Këshillin e Europës”. Sipas Berishës është votuar rezoluta në të cilën nuk ka asnjë fjalë as për krime, por ka kërkesën që hetimi i të dhenave të raportit të Dick Martyt të bëhet në Shqipëri e Kosovë.
“Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin antishqiptar të kësaj pseudomazhorance, pushteti i të cilës qëndron mbi drogën ndaj qëndrimit të genocidit serb në Kosovë. Ky është vasalitet i Ramës ndaj Vuçiçit. Ky është një shkelmim mbi jetën e fëmijët të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm, por që një vasal, një argat pa moral dhe pa dinjitet dhe pa asgjë nuk ngurron dhe nuk stepet para gjakut të tyre. Ata janë shpirta fëmijësh, jetë fëmijësh të marra vetëm se ishin shqiptarë. Është i turpshëm ky akt. Është antikombëtar.
Përsa i përket Dick Marty, një mashtrues ordiner del këtu dhe përpiqet të bëhet patriot me këtë rezolutë. Berisha me 24 Shtator të 2011 në sallën e OKB ka denoncuar raportin e Dick Marty-t se ato që shkruhen në raport janë shpifje.
Unë nuk i marr të gjithë socialistët, njoh kontributin e disa prej tyre, por nuk harroj kur shefat e kësaj partie deklaronin se do të vijnë zambot e Amerikës për të çliruar Kosovën, kur kërkohej që NATO të vendoste midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe kur ky që i lejon vetes një gjuhë halabaku, shiste ikona të vjedhura në Paris, ndërkohë që në Kosovë derdhej gjaku i të rinjve. E kam dënuar atëherë raportin e Dick Marty.
Nuk është e vërtetë është se është votuar raporti i Dick Martyt në Këshillin e Europës. Është votuar rezoluta në të cilën nuk ka asnjë fjalë as për krime, ka kërkesën që hetimi i të dhenave të raportit të Dick Marty-t të bëhet në Shqipëri e Kosovë. Po të mos ishte votuar, pranonte fajësinë dhe nuk do të ishim sot në këtë rezolutë që e kam konsideruar të gabuar që ata vetë do të duhet ta kishin hedhur Marty-n në Gjykatë“.
Madje ish-kryeministri tha se Shqipëria duhet të ngrejë padi civile ndaj Dcik Marty për shpifje.
“Çështja e Dick Marty, një mashtrues ordiner del këtu dhe përpiqet të bëhet patriot me këtë rezolutë. Ju kujtoj shqiptarëve se Sali Berisha me 24 shtator 2011 në sallën më prestigjioze të planetit në OKB ka denoncuar raportin e Dcik Marty-t, si ato që shkruhen në raport janë shpifje. Unë nuk i marrë të gjithë socialistët në një.
Edi Rama shiste ikona të vjedhura në Paris ndërkohë që në Kosovë derdhej gjaku i të rinjve. Nuk votohen raportet është votuar rezoluta në të cilën nuk ka asnjë fjalë as për organe as për krime, as për shpinë e verdhë dhe as për shpinë e Bardhë. Shqipëria votoi sepse po të mos ishte votuar do të pranonte fajësinë dhe nuk do ishim sot në këtë rezolutë të cilën e unë e mbështes. Ato vetë duhet ta hidhnin Dick Martyn në gjykatë, të ngrinin padi civile për shpifje. Tani Shqipëria duhet ta hedhë, si për familjen Katuci, të cilën e futi në një stres të tmerrshëm, por edhe për emrin e Shqipërisë që paraqiti një vend në të cilin shkuleshin organe, çka u faktua se është gënjeshtër.
Kam një foto ku kam hedhur sloganin ‘një komb një qëndrim’. (Nxjerr një video në selinë e PD-së me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin). Nëse Edi Rama, Fatos Klosi e Frederik Imeri merreshin me afera të zeza, gjatë asaj lufte PD dilte në ballë dhe bërë gjithçka për pavarësinë e saj. Ky është problemi dhe e arrestuat Hashim Thaçin se e futët në spirale të lojërave të rrezikshëm ballkanike”- tha Berisha.
Partia Demokratike ka ngulur thika në shpinën e Kosovës dhe ka qenë ajo që ka votuar raportin e Dick Martyt”, ka qenë kjo deklarata e Kryeministrit Edi Rama në Parlament që ka ngjallur debate në prlament.