Sakip Imeri tregon cila është arsyeja e ngritjes së çmimit të vajit

 

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Sakip Imeri, ka thënë se në muajt e fundit është vërejtur një rritje e lehtë e çmimit të vajit ushqimor në vend ndërsa me të marrë këtë shqetësim, AKK ka filluar me hulumtimin në treg për këtë  produkt.

Imeri në “Ora Shtatë” në Klan Kosova ka thënë se AKK-ja ka ardhur në përfundim se kjo rritje është si rezultat zingjiror i prodhuesve të mëdhenj të vajit të lulediellit dhe prej lëndës së parë që është prodhuar në masë më të vogël.

 

 

“Çmimet kanë qenë të ndikuara nga prodhuesit e mëdhenj që janë Ukraina, Rusia, Argjentina e Rumania që kanë ndikim të drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të lëndës së parë dhe produktit, por përveç kësaj ndikim ka edhe orientimi kah vaji i palmës për shkak të pandemisë që me këshilla mjekësore në industrinë kineze, atje të rritet përdorimi i vajit të lulediellit dhe pastaj kjo ka ndikuar në rritjen e çmimit tek ne”, është shprehur Imeri.

Tutje, ai thotë se në Kosovë që nga janari i vitit 2021 janë importuar mbi 8 milionë litra vaj ku mbi 90 për qind është vaj i përpunuar dhe vetëm 10 për qind është vaj që ambalazhohet në Kosovë.

 

\RTV-Okarina\