Sahit Klaiqi nga Kamenica, me banim në Gjermani, ka dhuruar shume paisje higjenike për banorët në shtëpinë e të moshuarve më vlerë deri në 10.000€
E këtë e kanë bërë të ditur shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përmes një postimi në llogarinë e tyre në “facebook”
“Zoti ju shpërbleftë!
Falenderojmë kompaninë CITI Company të cilët dhuruan shume paisje higjenike për banorët në shtëpinë e të moshuarve.” kanë shkruar.
Gjithashtu, para pak ditësh Sahit Klaiqi ka ndihmuar familjen e Burim Bajramit, nga Klina e Ulët, me produkte ushqimore e higjienike, në vlerë financiare prej 500 euro.
/RTV-Okarina