Gjykata në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj reperit Feronit Shabani, i njohur si Fero. Ai dyshohet për veprën penale “Sulm”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VW Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Gjilan:
Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F. Sh.
Gjilan, 27.06.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh.
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VË Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.