Rusia thotë se i ka gati 16 mijë luftëtar nga Lindja e Mesme

Rusia thotë se i ka gati 16 mijë luftëtar nga Lindja e Mesme

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka deklaruar se ka në plan që të dërgojë vullnetarë nga Lindja e Mesme të cilët dëshirojnë të luftojë në radhët e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Putin në Këshillin e Sigurisë se vullnetarët duhet të dërgohen në Ukrainë në përkrahje të trupave ruse.

Ministri i Mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu deklaroi se janë rreth 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme të cilët janë paraqitur që të luftojnë.

Ndryshe presidenti rus ka mbështetur tash e një dekadë regjimin politik në Siri si dhe ka mbështetur edhe organizatën terroriste “Hezbullah”.

Mendohet se ky është kontingjenti i luftëtarëve të cilët do të luftojnë përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë.