Përmes një postimi në llogarinë facebook, kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka thënë se mjetet e alokuara nga Qeveria në detyrë për Ligjin për rimëkëmbje nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat.
“Rimëkëmbja ekonomike, nuk arrihet me rritjen e skemave sociale.
Në kategorinë e subvencionimit të pagave për bizneset, janë të planifikuara vetëm 6.5 milionë euro”, ka shkruar Rukiqi.
/RTV-Okarina/