Rritet numri i rasteve me Covid, 28 raste pozitive në 24 orët e fundit

 

Numri i personave të infektuar me COVID-19 është rritur. 28 raste pozitive nga 2,577 testime janë regjistruar për 24 orë në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve nuk ka asnjë rast të vdekjes, ndërsa janë shëruar 18 persona.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 114.

 

 

Gjatë 24 orëve në Kosovë janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse nga fillimit i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 105.575.

 

\RTV-Okarina\