Rriten rastet e konsumimit të marihuanës në kryeqytet

 

Policia e Kosovës vetëm të dielën ka trajtuar tri raste të posedimit të drogës në Prishtinë. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Metush Krasniqi” ku një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “B” ku është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

 

 

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër të ndodhur në rrugën “Simon Shiroka” dhe raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës se dyshuar narkotike, e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

/RTV-Okarina/