Rrjeti i Grave të Kosovës theksoi sot se pak pas protestës së 8 marsit ku u marshua kundër patriarkatit që po vret gratë, të dielën, më 14 mars, sërish një burrë vrau një grua.
Sipas raportimeve të deritanishme të policisë, gruaja S.S. u vra dje në Prishtinë nga ish-bashkëshorti L.S, i cili më pas vrau edhe veten.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh indinjatë të thellë për këtë rast, ndërsa thekson se shumë burra që kanë vrarë gratë janë dënuar shumë pak, e për këtë rast nuk do të dënohet askush.
“Shteti i Kosovës duhet të krijojë politika për parandalimin e dhunës dhe vrasjeve së grave. Duke fuqizuar arsimin dhe ekonominë, për të kontribuar në pavarësimin e vajzave dhe grave, djemve e burrave, institucionet e drejtësisë duhet të jenë më të zëshme karshi vrasjeve së grave, t’i trajtojnë rastet e dhunës me baza gjinore me seriozitet si dhe dënimet për dhunuesit e vrasësit të jenë më të larta”.