Rrëzoi qeverinë Hoti, emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

 

Blerim Sallahu, përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje në rastin e Etem Arifit, që e rrëzoi Qeverinë e Hotit, sot është emëruar zëvëndësministër i Drejtësisë.

Sallahu e kishte mbrojtur me sukses rastin “Arifi” në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa pas vendimit për rrëzimin e Qeverisë së Hotit kishte thënë se për të ishte vendim i pritshëm.

 

 

Kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme ka emëruar dy zëvëndësministrat e parë, ndërsa gjatë javës pritet të kompletohen të gjitha ministritë me zëvëndësministrat përkatës.

/RTV-Okarina/