Plumbi fillimisht ka goditur xhamin e përparmë të një veture, e më pas viktimën që ndodhej brenda.
Lajmin për Paparacin e konfirmoi drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija.
Ai tha se viktima është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima ka lëndime në këmbë, ndërsa ende nuk kemi asnjë të dyshuar për rastin”, deklaroi Alija, duke shtuar se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.