Disa njerëz kanë vdekur pasi ka rrëshqitur një copë e tokës në qytetin Erftstadt, në jug-perëndim të Këlnit, thonë zyrtarët lokalë, raporton BBC.
“Shtëpitë u përfshinë kryesisht nga uji dhe disa u shembën”, thuhet në një cicërimë nga Këlni në Twitter.
Autoritetet lokale thanë se po merrnin thirrje emergjente nga njerëzit e bllokuar nga ujërat e përmbytjes, por ekipet e shpëtimit në shumë raste nuk kishin mundësi të ndërhynin.
\RTV-Okarina\