Pas reshjeve të shumta të shiut për disa ditë me radhë ka rreshqitur dheu në rrugën “Kodra e Polacit”, në hyrje të Skenderajt.
Siq shihet nga pamjet që sjellë RTV-Okarina, edhe Policia e Skenderajt ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë bllokuar pjesën e rrugës ku ka rrëshqitur dheu meqenëse rrezikohet edhe komunikacioni në rrugë.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia e Skenderajt ka kontaktuar me Kompaninë “ALKOIPEX”, kompani e cila mirëmbanë rrugën dhe premtuan që nesër do ta pastrojnë rrugën, pasiqë siq edhe shihet mga fotot dheu ka bllokuar njerën korsi të rrugës që e pamundëson zhvillimin e komunikacionit.
Kujtojmë që nuk është hera e pare që dheu rrëshqet në këtë pjesë të rrugës.
\RTV-Okarina\