Rrëmbehet, sulmohet fizikisht dhe i kërkohen 8 mijë euro

Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar.

Në njoftimin e PK-së shtohet se, të dyshuarit e kanë futur viktimën në veturë nën kërcënimin e armës dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000 euro, shkruan lajmi.net.

Tutje shtohet se viktimës i janë grabitur 125 euro të cilat ai i ka pasur me vete dhe se, viktima ka arritur të ikë.

Ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

“RRËMBIM. Prishtinë, 16.07.2022-15:00. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë  dhe nën kërcënimin e armës, duke  e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete. Viktima ka arritur të ik-largohet , rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e PK-së.