Rrëfim prekës i vajzës së heroit, mjekut nga Turiqeci, Fatmir Fazlija

Në emisionin DPT te Fidani në T7, Flaka Fazlija, ka treguar historinë e babait të saj i cili ka qenë mjek gjatë kohës së luftës.

Babai i saj, Fatmir Fazlija, është ndër personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Flaka ka treguar se sa i mungon babai i saj në periudha të ndryshme të jetës dhe si ka arritur ajo të ndërtojë imazhin për figurën e tij nga tregimet që i kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e babait.

Ajo nuk ka arritur të takojë kurrë babanë e saj.