Rrahmani fiton duelin me Lirim Kastratin dhe Ernest Mucin

Napoli ka mundur si musafire Legia Warszawan me rezultat 4-1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Polish Army” në kuadër të xhiros së katërt në grupin C të Europa League.
Napoli kontrolloi dhe dominoi lojën që nga fillimi e deri në fund.
Golin e parë e realizuan vendasit që në minutën e 10′ me anë të Mahir Emreli dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Napoli e morri më seriozisht takimin dhe si rrjedhojë shënuan dhe katër gola.
Në minutën 51′ Zielinski shënoi nga penalltia dhe barazoi rezultatin në 1-1.
Mertens i kaloi italianët në epërsi sërish nga pika e bardhë e njëmbëdhjetmetërshit në minutën 75.
Katër minuta më vonë Hirving Lozano realizoi për rezultatin 1-3, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Adam Ounas në minutën e 90′.
Amir Rrahmani luajti gjatë gjithë ndeshjes, kurse Lirim Kastrati u zëvendësua nga Ernest Muci në minutën 67′.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Leicester City barazoi 1-1 me Spartak Moscow.
Pas kësaj fitoreje Napoli merr kryesimin e grupit me 7 pikë, e ndjekur nga Legia Warszawa me 6 pikë, Leicester City ka 5 pikë, kurse Spartak Moscow ka 4 pikë.
\RTV-Okarina\