Policia e Kosovës ka njoftuar se një çift bashkëshortor janë rrahur mes vete në Drenas, mbrëmë pas mesnate.
Të dy kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjeksor.
Pas intervistmit janë liruar me vendim të prokurorit.
Njoftimi i plotë:
Gllogoc 05.02.2022 – 00:02. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në qift bashkëshortor, të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovar-e, janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.