Portugalia mbrëmë ka fituar lehtësisht kundër Luxemburgut me rezultat 5-0 në kuadër të grupit A kualifikues për Kupën e Botës ”Katar 2022”.
Ndeshja e zhvilluar në ”Estadio Algarve” u dominua nga portugezët që nga fillimi, ku në 20 minutat e parë vendasit realizuan tre gola.
Cristiano Ronaldo shënoi me dy penallti në minutat 8′ dhe 13′, kurse në minutën 18′ Bruno Fernandes shënoi pas asistimit të Bernardo Silvas.
Me rezultat 3-0 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje e njëjtë, me musafirët e pafuqishëm për të realizuar qoftë një gol të vetēm, kurse vendasit nuk e kishin këtë problem.
Në minutën 69′ Joao Palhinha shënoi për 4-0 pas asistimit të Bruno Fernandes.
Më pas i tërë ekipi u vendos në shërbim të Ronaldos që ai të realizonte hat-trick dhe 36-vjeçari ia doli të realizonte në minutën 87′ pas një topi të dërguar në zonë nga Ruben Neves dhe Ronaldo realizoi me lehtësi me kokë.
\RTV-Okarina\