Rivarrosen eshtrat e dëshmorit të kombit, njëherit ushtarit të UÇK-së, Remzi Bejtullah Maksuti

 

Me ceremoni ushtarake sot është bërë rivarrimi i eshtrave të dëshmorit të kombit, ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Bejtullah Maksuti, i rënë në altarin e Lirisë, në betejën e 28 majit të vitit 1999 në Lubovec të Skenderajt.

Me këtë rast, kryetari Jashari para të pranishmeve deklaroi që dëshmori Remzi Maksuti, si 25 vjeçar ishte një luftëtar shembull, i vendosur, guximtar dhe i betuar për të luftuar deri në frymën e fundit. Ai, si shumë luftëtar tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk pati fatin që të përjetojë lirinë por ai me vetëdije të plotë u bë themel i lirisë që sot e gëzojmë.

 

 

“Sot Kosova jonë, fëmijët dhe të rinjtë jetojnë të lirë, ëndërrojnë  e punojnë falë gjakut të derdhur të luftëtarëve si Remziu e luftëtarë tjerë që ndalën gjenocidin serb që po zhvillohej mbi popullin tonë të pafajshëm e autokton.

 

 

Sot rivarrosëm eshtrat e dëshmorit Remzi Maksuti, por jeta dhe vepra e tij heroike mbesin çdo herë pjesë e historisë sonë të përjetshme, të cilën e kemi për obligim që të ruajmë e promovojmë brenda dhe jashtë vendit tonë, sepse është kjo histori unike e popullit tonë që ngriti në këmbë botën demokratike dhe ndërkombëtarizoj çështjen tonë për Liri e Pavarësi.

 

 

Lavdi dëshmorit Remzi Maksuti dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën sakrifikoi më të shtrenjtën jetë!”, shkruan ms të tjerash kryetari Jashari.

 

 

\RTV-Okarina\