Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ia ka dorëzuar detyrën ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Arben Vitia është rikthyer në postin nga i cili u largua rreth 10 muaj më parë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1.
Qeveria Kurti 2 është votuar ditën e hënë, më 22 mars. Pro formimit të qeverisë kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër kanë qenë 30.
Qeveria Kurti 2 ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri.
Gjithashtu, sot kryeministri Albin Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti.