Rikthehet me status të ri Adelina Grainca, “Krejt dhe Drejt” ka shkruar ajo!

 

Ish-deputetja e PDK-së, e tashmë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca është rikthyer me status të ri në facebook.

Pasi mori një sërë kritikash për votën dhe kuorumin për Vjosa Osmanin, ajo ka shkruar një status në profilin e saj.

“Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë.

 

 

Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të ktheheja mbrapa do të votoja sërish pa hezitim. Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse! #KrejtDheDrejt”, ka shkruar ajo.

/RTV-Okarina/