Kur koleksionet e mëparshme të shtëpive të modës sugjeruan që njerëzit të miksonin 2 printe nëpër kombinimet e tyre, Rihanna nuk mbajti shënime si ne të tjerët, sepse ajo bën çfarë të dojë dhe si të dojë.
Ecdhe pse vesh më shumë se dy printe në një veshje të vetme ajo sërish duket për mrekulli.
Gjatë fundjavës, themeluesja e Fenty-t u pa teksa dilte nga restoranti “Giorgio Baldi”, Santa Monica, Kaliforni. Në kokë, mbante të vendosur një kapele-kovë me print zebre. Poshtë palltos së hollë vihet re një bluzë me vija dhe printin karakteristik që bashkon ngjyrat.
Po i njëjti print (tie-dye – një metodë e krijimit të formave të ndryshme nëpër copa) duket edhe te palltoja, që kombinohet me ngjyrën e pantallonave të gjera. Aksesorët, sidomos syzet në nuancat e jeshiles, kompletojnë look-un.
Kuadrate dhe vija? Florale dhe kafshë? Thuajini po miksimeve më të çuditshme të printeve, shkruan Anabel.
\RTV-Okarina\