Karateisti mitrovicas, Rigon Baruti, ka udhëtuar për në Venecia të Italisë, për ta luajtur meçin më të rëndësishëm deri tash.
Ai për momentin radhitet i 5-ti në ranglisten botërore.
Gjatë ditës do të ketë meçe të rëndësishme në kuadër të Kampionatit Botëror të Fëmijëve që po mbahet në Itali.
Duhet theksuar se Kosovën e përfaqëson vetëm Rigon Baruti nga Mitrovica.
Pjesë e delegacionit janë edhe përfaqësues nga Federata Karatesë së Kosovës, si sekretari Nazmi Gashi.
\RTV-Okarina\