Lajmi se Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, ka ndryshuar planet e diasporës kosovare që jetojnë në Zvicër. Shumë rezervime për fluturime janë bërë në 72 orët e fundit nga Zvicra në Kosovë.
Ardhja masive ka nisur që nga vikendi që lamë pas, e deri në mesin e kësaj jave kur pritet të ketë fluks edhe më të madh të ardhjes së diasporës shqiptare nga Zvicra, por edhe më gjerë.
As çmimet e larta të fluturimeve në këtë kohë nuk po janë pengesë që të rezervohen fluturime ku çmimet variojnë nga 250 deri në 350 euro për biletat një drejtimëshe.
Në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë shtrëngim të masave për festën e Bajramit, ashtu siç ka ndodhur në festat e kaluara në kohë pandemie.
\RTV-Okarina\