Reshjet e shiut dhe të borës, kjo është gjendja e rrugëve nëpër Kosovë

Shiu që ka filluar qysh në orët e mbrëmjes të së dielës po vazhdojnë edhe sot. Gjatë ditës së hënë parashihet të ketë reshje bore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Pothuajse të gjitha magjistralet përveç asaj Pejë – Kullë nuk janë të mbuluara me borë.

Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë. Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion.

 

Gjendja e rrugëve në pikat e kalimit kufitar | Burimi: MPB

Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.