Renditja e re e FIFA-së, Shqipëria ngritet për tre pozita, Kosova bie për katër sosh

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit tetor zhvilloi dy ndeshje, ku pësoi dy humbje si musafir nga Suedia 2-0 dhe Gjeorgjia 2-1 në ”Fadil Vokrri”.
Këto rezultate jo të mira, përveç shkarkimit të Challandes, Kosova pësoi rënie për katër pozita në renditjen e re të FIFA-së.
”Dardanët” ishin në vendin e 109-të deri më sot, por tani gjendet në vendit 113-të.
Kurse Shqipëria është ngritur për tre pozita dhe tani gjendet e 63-ta.
Në vendin e parë vazhdon të mbetet Belgjika e ndjekur nga Brazili, Franca dhe Italia.
Top dhjetëshja plotësohet me kombëtaret si: Anglia, Argjentina, Spanja, Portugalia, Meksika dhe Danimarka
\RTV-Okarina\