Rekorderja e Gennisit reagon kundër ndalimit të shamisë në shkolla

Shkruar nga Arbnora Fejza-Idrizi

Ky veprim është bërë në Shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë. Me drejtoreshë aktuale Florentina Gjergjaj.
Kjo është SKANDAL!
TURP!Çfarë mesazhi dëshiron drejtoresha e shkollës teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë Florentina Gjergjaj të përçoj përmes këtyre simboleve?

Deri kur shoqëria kosovare do të lejojë të abuzohet me të drejtat fundamentale dhe ardhmërinë e fëmijëve e tyre!

Këta Islamofob duhet të çrrënjosen nga arsimi kosovarë, të cilët fusin urrejtje ndërfetare në shoqëri dhe atë me dekada.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Arbërie Nagavci duhet që urgjentisht të merr vendim për heqjen e këtij udhëzimi administrativo-politik i cili me vite po bën selektim të fëmijëve në baza fetare dhe po ua mohon të drejtën e arsimimit femrave muslimane shqiptare, e i cili është haptaz në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës!

#MinistriaeArsimit
#Stop_abuzimit_me_vajzat_tona

Ps:
“Të drejtat rrallëherë dhurohen, sepse ato me këmbëngulje duhet të kërkohen dhe të fitohen”

R.I