La Liga Santander ka zhvilluar dhe disa ndeshje fundjavën që kaloi.
Real Madrid e Atletico Madrid fituan, kurse Sevilla – Barcelona dhe Villareal – Deportivo nuk u zhvilluan.
Real Madrid 5-2 Celta Vigo
Real Madrid fitoi në ”Santiago Bernabeun” e ri me shifrat 5-2. Në fakt, nuk ishte aspak e lehtë siç duket nga rezultati. Madje, në fundin e pjesës së parë ”Los Blancos” ishin duke pësuar humbje 2-1, por në pjesën e dytë madrilienët realizuan dhe katër gola të tjerë.
Benzema realizoi ”Hat-trick” në minutat 24, 46 dhe 87 nga penalltia. Paraqitje mbreslënëse bëri dhe Vinicius Junior i cili realizoi një gol në minutën 54-të, bëri disa driblime magjike dhe fitoi penalltinë.
Gol realizoi dhe debutuesi Camavinga, i cili realizoi ne të 72-tën. Kurse për musafirët realizuan Mina dhe dhe Franco Cervi në minutat 4 dhe 31.
Espanyl 1-2 Atletico Madrid
Kampionët në fuqi morën një fitore me përmbysje kundër katalanasve të Espanyol 2-1.
Raul de Tomas kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë Carrasco e Lemar përmbysën gjithçka në minutat 79 e 90+9.
Lojtari i ndeshjes ishte Carrasco që përveç golit dhuroi dhe asistin e golit të francezit Lemar.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Levante 1-1 Rayo Vallecano
Bilbao 2-0 Mallorca
Osasuna 1-4 Valencia
Cadiz 0-2 Sociedad
Kurse sonte zhvillohen dhe dy takimet
Getafe – Elche
Granada – Betis
\RTV-Okarina\