Lëvizja Vetëvendosje ka lutur komisionerët e vëzhguesit që të jenë vigjilentë në fundin e procesit elektoral. VV bën thirrje që të jenë syçelë në numërimin e secilës votë.
“Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve.
Ju lutemi për vigjilencë.
Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë.
Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.