Reagon policia me shpejtësi, parandalon rrezikun nga qeni i tërbuar

 

Sot rreth orës 07:00, policia në Skenderaj ka pranuar një thirrje emergjente pasi që anëtarët e një familje në fshatin Klinë e Epërme ishin të rrezikuar dhe bllokuar si pasojë e agresivitetit dhe sulmit nga një qen i tërbuar që kishte hyrë në oborrin e tyre. E një nga anëtarët e familjes edhe kishte pësuar lëndime nga kafshimi i qenit.

Mbi bazën e informacionit njësia policore në Skenderaj ka reaguar me shpejtësi, dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, qeni i tërbuar ka sulmuar dhe rrezikuar edhe zyrtarët policorë.

 

 

Në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut nga qeni, zyrtarët policorë në mënyrë të kontrolluar janë detyruar të bëjnë zbrazje të armës në drejtim të neutralizimit të agresivitetit të qenit.

Ndërsa personi i lënduar nga kafshimi i qenit të tërbuar u dergua për të marrë tretman mjekësor.

/RTV-Okarina/