Pas dorëheqjes së pesë anëtareve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ka reaguar Organizata për Rritjen e Cilësisë së Arsimit në Kosovë.
Përmes një postimi në facebook, ORCA ka theksuar se nuk ishte e nevojshme dorëheqja në këtë kohë dhe se mendon se ky detyrim duhet ose të hiqet për anëtarët ndërkombëtarë në të ardhmen ose të gjenden anëtarë ndërkombëtarë që pranojnë ta deklarojnë pasurinë para se të emërohen në pozitë.
Dorëheqjen e dy anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gamend Lubotenit dhe Vjollca Krasniqit, ORCA i ka parë si të panevojshme në këtë kohë, sidomos të Krasniqit, e cila edhe ashtu do ta përfundonte mandatin në muajin prill 2021.
“Vlen të theksohet se anëtarët e dorëhequr nuk njihen për rol konstruktiv brenda KSHC-së, për më tepër ata kanë luajtur rol aktiv në tentivën për ta ndalur monitorimin e KSHC-së nga shoqëria civile dhe mediet. Dorëheqjet e tyre si kryetar dhe nënkryetare do të kishin më shumë kuptim në të kaluarën kur Agjencia… pati dështuar të kryente funksionet e saj”, thuhet në njoftim.
ORCA i kërkon Qeverisë në detyrë që të mos bëjë asnjë hap në drejtim të emërimit të anëtarëve të rinj.
“Qeveria e re duhet ta ketë top-prioritet emërimin transparent të anëtarëve të rinj dhe miratimin e tyre në Kuvend sipas ligjeve në fuqi.ORCA do të vazhdojë ta mbështesë Agjencinë e Akreditimit dhe administratën e saj në kryerjen e funksioneve të veta ditore në menaxhimin e procesit të akreditimit, i cili mund të vazhdojë pa asnjë pengesë deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë”, thuhet në reagim.
DORËHEQJA E ANËTARËVE TË KSHC-SË, E PRITSHME POR E PANEVOJSHME NË KËTË KOHË
Sot kanë dhënë dorëheqje 5 anëtarë të…
Posted by ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim on E enjte, 4 Shkurt 2021