Reagon Oda e Hotelerisë: O do punojmë të gjithë, o askush!

 

Kryetari i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogojeva, tha se në takimet me institucionet kanë kërkuar që të hapen sallat e dasmave, por për këtë ende nuk kanë marr përgjigje, mirëpo iu është premtuar se mbajtja e ahengjeve do të lejohen në hapësira të hapura.

Në takimin e mbajtur me pronarët e sallave të dasmave, Sogojeva tha se do të jenë partnerë me Qeverinë për respektimin e masave.

Unë si kryetar i Odës kemi pasur takime me ministrin Vitia dhe jemi duke ndërtuar një plan se si gastronomia dhe hotelieria ka për të punuar kur pritet të hapet kjo veprimtari. Atë çka e vendosim në manual duhet ta zbatojmë sepse do të jemi partnerë me Qeverinë. Problemi qëndron se në momentin që kam dhënë informimin se nuk është kryer procesi i sallave të dasmave.

 

 

Në diskutim e sipër kam kërkuar rnga ministri të bisedojmë se si t’i hapim sallat. Nëse është e lejume 10 metër katror pse të mos lejohet edhe 10 metër katror në sallat e dasmave. Me ndihmën e Afrimit ne kemi thirr këtë ngjarje që të diskutojmë se si të marrim qëndrim më tutje. Është e sigurt që na është premtuar që nëse sallat nuk mund të mbajnë brenda janë të lejuara të mbajnë jashtë nëpërmjet shatoreve. Ka me qenë 5 metër katror pot për jashtë është e lejuar por ende vendim definitiv nuk ka”, tha ai.

“Sot kemi pasaur takime me kryetart e Komisioneve Parlamentare dhe kemi takim me Komisionin e Shëndetësisë që do ta kemi ndoshta nesër paraditë dhe iu kemi treguar të gjitha këto shqetësime dhe shumica e grupeve parlamentare janë që sallat e dasmave të hapen dhe në fund e patëm me grupin e VV-së dhe u pajtuam që të mos pengohet kjo pjesë e veprimtarisë”, tha Sogojeva.

 

 

Këngëtari Afrim Muqiqi theksoi se me kryetarët e Grupeve Parlamentare, kanë theksuar se nuk do të pranojnë standarde të dyfishta për sallat e dasmave.

“Kërkesa jonë është që vlen për dasma dhe pronarët dhe nuk do të lëshojmë pe jo standard të dyfishtë. O’ kemi me punu të gjithë o’ askush. Nuk do të lejojmë që të punojnë të gjitha kafieritë dhe të anashkalohen vetëm sallat e dasmave. Dhe ju kisha lut të jemi të bashkuar o’ do të punojmë të gjithë o’ aksush”, u shpreh ai.

/RTV-Okarina/