Pas publikimit të disa Exit polleve, ka reaguar Nisma Socialdemokrate.
Në një reagim në Facebook, kjo parti ka thënë se Exit pollet nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit.
“Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit! Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla”, thuhet në reagim.
Më tej ka ftuar komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk…
Posted by NISMA Socialdemokrate on E Diele, 14 Shkurt 2021